Vrasja e Rakip Rolit/ Dalin sot para gjykatës babë e bir dhe autori tjetër i dyshuar, masa të shumta sigurie

Kanë mbërritur sot në Gjykatën e Kurbinit 3 personat e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur të premten e javës së kaluar në Sanxhak të Kurbinit. Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhaj (Beleshi) do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë. Për të garantuar sigurinë e tyre, ambientet e gjykatës janë rrethuat nga forca të shumta policie.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutuar mëngjesin e së premtes në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip ‘Audi Q7’ në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba kapën kapur në trup 55-vjeçarin.

Një ditë pas ngjarjes, Policia vuri në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët u kapën në një banesë në Fushë-Milot. Atentati mund të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi pak muaj më parë djemtë e viktimës ishin konfliktuar me Llej Liken.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *