Vrasja e Ruzhdi Hoxhës/ 2 vëllezërit dalin në gjyq, ja çfarë u vendos për ta! Asnjë motiv për vrasjen, policia po kërkon..

Fredi Rrushi dhe vëllai i tij Pajtim Rrushi janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Tiranës, si autorë të dyshuar për vrasjen e biznesmenit të inerteve Ruzhdi Hoxha. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë motiv se pse dy vëllezërit e kanë vrarë mikun e tyre, ndërsa autoritetet janë në kërkim të makinës që dyshohet se është kryer krimi.

Prokuroria në dosjen e saj hetimore ka konkluduar me akuzën se ka qenë Fredi Rrushi i cili e ka marrë me makinë biznesmenin, e ka vrarë me armë zjarri dhe e dërgoi në Dajt, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in pas krimit.

Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.

Teksa prokuroria ende nuk ka arritur të zbulojë asgjë në lidhje me motivin e kësaj vrasjeje.

HETIMET

Sipas dosjes hetimore, Ruzhdi Hoxha u filmua për herë të fundit me dy miq të tij në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë. Prej andej ata shkuan në afërsi të ‘Ardenos’ në autostradën Tiranë-Durrës, ku qëndruan deri në orën 23:00. Në këtë orar, Fredi Rrushi, i akuzuar për vrasjen mbërrin tek lokali bashkë me Ajet Fejzon e Kledjon Isufin.

Në automjetin e tij në vend të parë ngjitet 43-vjecari Hoxha. Ky i fundit mbante veshur xhepin që i dhuroi miku i tij me të cilin piu kafen e fundit.

Pasi zbret nga automjeti dy personat e tjerë që i lë tek lokali i Isufit, Fredi Rrushi merr drejtimin për në Dajt.

Nga pamjet filmike rezulton se automjeti i të dyshuarit lëviz nga rruga ‘Princ Vidi’ në orën 00:29 në drejtim të rrugës Kastrioti, më pas në drejtim të Rrugës Demokracia, tek Ura e Babrroit, del te komisariati nr.4 dhe më pas ngjitet për në zonën e Freskut.

Ai dallohet disa minuta më vonë, tek karburant ‘Strati’, dhe në orën 01:09 minuta në hyrje të parkut kombëtar të Dajtit. Në kthim kamerat në hyrje të Dajti e fokusojnë automjetin në orën 03:28 dhe shkon në drejtim të Urës së Babrroit, tek Rruga Demokracia në Paskuqan, kur shfaqet në orën 03:57 minuta.

Në vajtje, thotë policia në automjet dallohen dy persona, ndërsa në rrugën e kthimit në disa kamera shfaqet vetëm një person. Policia thotë se në kthim ai hodhi telefonin e viktimës në zonën  e Shkollës së Bashkuar. Telefoni gjendet nga një taksist i cili ja shet një servisi. Punonjësi i servisit e përdori gjatë punës për riparimin e celularëve të tjerë, por kur policia zbarkoi në derën e tij ai iu tregoi të vërtetën.

Duke ndjekur lëvizjet e celularit policia arriti të zbulonte vendin ku ishte groposur Rruzhdi Hoxha. Ai ishte qëlluar me 2 plumba dhe ishte mbuluar me masiv gurësh në një humnerë në Qafë Mollë.

Fredi Rrushi ka kundërshtuar akuzat, por faktet flasin kundra tij. Madje, disa orë pas krimit ai u kthye sërish në vendin ku vrau shokun e  tij dhe u rikthye në Tiranë pas disa orësh. Rrushi pritet të dalë para gjykatës bashkë me të vëllain, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim, pasi ka fshehur automjetin e përdorur në vrasje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *