Një automjeti i shkrumbuar është gjetur mbrëmjen e djeshme në Qafë Kashar.
Automjeti i djegur ësht i tipit ‘Benz’ dhe dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së 39-vjeçarit, Skerdi Sanajt.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje pak para mesnate, ku i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje me breshëri kallashnikovi tek Kodra e Diellit. Mësohet se Sanaj ka marrë 3 plumba në fytyrë, ku pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Dyshimet janë se autorët e kanë qëlluar 39-vjeçarin nga një distancë e afërt me kallashnikov tre herë nga makina tip ‘Benz’ që është djegur.