Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen. Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij.
Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.
“Burri i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.
42-vjeçari shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për Policinë gjermane. Ai ishte me precedentë penal pasi ishte akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka vënë dhe një numër kontakti në dispozicion për të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë apo kanë dijeni në lidhje me ngjarjen.