Investiguesit e vrasjes së reperit Tupac Shakuur nuk kanë marrë kurrë në intervistë bashkëpunëtorët e vrasjes. Mbreti i bandës Compton, Keffe D pranoi se kishte luajtur një rol kyç në vrasjen e Tupac 25 vite më parë.Por një burim tha se krimineli i njohur nuk do të pyetet kurrë sepse detektivët e kosiderojnë si “humbje kohe”.
Keffe-emri i vërtetë Duane Keith Davis pretendon se ka qenë ulur pranë nipit të tij Orlando Anderson kur ky i fundit qëlloi Tupac në Las Vegas më 7 shtator të vitit 1996. Gangsteri e bëri këtë deklaratë pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2018. Burimi i lidhur me Policinë Metro të Las Vegasit pretendon se detektivët nuk pranuan të merrnin Keffe-n në pyetje për shkak të shëndetit të tij të keq.
Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që Keffe të pranonte krimin nëse policia do ta merrte në pyetje. Vrasja e Tupac është ende e pazbardhur dhe ka mbetur pa asnjë autor për më tepër se një çerek shekulli.
Në maj të vitit 2019, Keffe shkruante në librin e tij ‘Compton Street Legend’ se ai ishte në makinën e bardhë Cadillac me Anderson, i cili qëlloi me armë Tupac.
/Burimi:TheSun/Përshtati:Priza.al