Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim të mëtejshëm dosjen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje që të ndodhura para 17 vite më parë.
Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Tallau.
Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartëpërmendur do përballen me akuzat e Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Të pandehurit pretenduan gjatë seancës këtë të premte, se dëshmia e Luftar Reçit janë të pavërteta.
“Janë të pabesueshme dhe nuk ka prova me të cilat ti vërtetojë” mësohet të kenë thënë të pandehurit.