Vrasja e vajzës së aleatit të ngushtë të Putinit, Alexandër Dugin ka sjellë reagimin e përfaqësuesit të Kinës në Kombet e Bashkuara.
Zhang Jun në një konferencë për shtyp tha se Pekini është i shqetësuar për vrasjen e Darya Duginas dhe se është duke e monitoruar zhvillimin e situatës.
“Ne kemi ndjekur raportimet në media për këtë ngjarje tragjike dhe jemi shumë të shqetësuar për këtë. Unë patjetër do të vazhdoj të monitoroj se çfarë do të ndodhë më pas dhe shpresoj që përmes hetimeve të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.