Vrasja e vogëlushit shqiptar në Itali/ Dëshmia rrëqethëse e fqinjit: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

Krimet e rënda kanë ‘kapluar’ realitetin kohët e fundit. Dy vrasje makabre të njëpasnjëshme kanë tronditur shqiptarët së funmi ku dy fëmijë shqiptarë janë ekzekutuar mizorisht.

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 10-vjeçarit shqiptar në Itali nga i ati polak, ku një fqinj ka treguar me detaje ngjarjen rrëqethëse.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur. Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112”, tregoi ai.

Hetimi është kompleks. Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë”, tha ai. Nëna e 10-vjeçarit, Mariola Rrapaj ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *