Vrasja makabre e vajzës britanike në Greqi/ Grabitësin e ‘tradhëtoi’ statura. Media: I shkurtri, kriminel i njohur shqiptar! Sapo ka…

Shqiptarët e dreqosin edhe këtë herë në Greqi. Vrasja e nënës britanike 20-vjeçare, në sy të foshnjes së saj, fatkeqësisht duke se lidhet me një shtetas shqiptar.

Sipas informacioneve ekskluzive nga “Espresso”, bëhet fjalë për një kriminel të njohur shqiptar, i cili sapo ka dalë nga burgu. Ai është i dënuar më parë për vrasje në tentativë, formimin e një organizate kriminale, grabitje dhe një mori krimesh të tjera.

Sipas të njëjtave burime, Policia ka shkuar menjëherë ta kërkojë në adresën ku shqiptari deklaron se banon, por nuk e ka gjetur. Identiteti i tij u zbulua nga 32-vjeçari Harallambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i të ndjerës.

Kujtojmë se në rrëfimin e tij, piloti kishte arritur të shihte fytyrën e një prej kriminelëve, pasi ai hodh në shtratin e gruas  për të ndaluar britmat e saj. Vrasësi kishte veshur një maskë të zezë, por ndërsa luftonte me Caroiline, ajo i ka rrëshqitur nga fytyra. Babis ka përshkruar vrasësin rreth 1.70 cm të gjatë, me lëkurë të errët, mbipeshë dhe nën moshën 30 vjeç.

Ndërkohë që deri më tani lidhur me ngjarjen që tronditi Greqinë është arrestuar një 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili  arrestua në pikën kufitare me pasaportë false. Ky i fundit mendohet se është pjesë e një bande gjeorgjane dhe dyshohet se kishte rolin e informatorit.

Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur Greqinë disa ditë më parë është në vemendjen kryesore të mediave greke. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Glyka Nera, Greqi, përfunduan duke vrarë një nënë të re, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e saj.

Britanikja u gjet e vrarë pranë fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa bashkëshorti i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me majën e hundës, por ishte shumë vonë për të shpëtuar gruan e ij të bukur. Pranë saj ndodhej foshnja me emrin Lydia, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *