Vrasja makabre në Fier/ 28-vjeçarja e masakruar 31 herë me thikë, ishte 6-javëshe shtatzënë

28-vjeçarja Irvana Medinaj (Hyka) e cila u vra nga bashkëshorti 31 herë me thikë, ka qënë shtatzënë. Krimi makabër ka ndodhur pasditen e djeshme në Fier, e ndërsa viktima ishte 6 javëshe shtatzënë.

Ajo është goditur me thikë në të gjithë trupin nga bashkëshorti 29-vjeçar, Demokrat Medinaj.

Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë.

Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit, 6 dhe 4-vjeç. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, xhaxhai i viktimës është shprehur se çifti nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin.

Ata ishin martuar me mblesëri, dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit. Autori i ngjarjes nuk është kapur ende nga policia.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *