Vrasja me plumb në kokë e 23-vjeҫarit Gëzim Sinemati, policia zbardh ngjarjen!

Ngjarja e të dielës në mbrëmje, ku u ekzekutua 22-vjecari Gëzim Sinomati, teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij, policia e Vlorës, bën me dije se një pistë hetimi është edhe kryerja e atentatit me snajper nga automjeti i llojit BMW. Fakt i cili konfirmohet nga lëvizje të shumta të automjetit të llojit BMW, që janë vënë re pak minuta përpara kryerjes së krimit.

BMW, automjet i dyshuar i vjedhur, është vënë re që të lëvizë shpesh në zonë në momentin e ngjarjes, deri në kryerjen e ekzekutimit. Thuajse 48 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës, nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve të mundshëm. Konfirmohet se ka patur kontrolle në banesa dhe vende, se ku fshihen persona të skeduar në krimin e organizuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen, por as nga kontrollet nuk është evidentuar provë ekzakte. Janë marrë në pyetje edhe persona të botës së krimit në lidhje me ngjarjen, por se ata kanë mohuar të kenë lidhje dhe janë lënë të lirë. Mësohet se ka nisur edhe një hetim në lidhje me OSHEE, nëse ndërprerja e dritave është e qëllimshme apo është bërë për shkak defekti. Viktima Gëzim Sinomati, pritet të përcillet sot për në banesën e fundit. Varrimi bëhet rreth orës 11:00. Burimet e policisë thonë se prezent në ceremoninë mortore, do të jetë edhe babai i tij Sokol Sinomati, i cili ka marrë lejen e posaçme nga burgu dhe pritet të jetë në varrim shoqëruar nga policia.

Gjithashtu, vlen të theksohet se, vrasja dyshohet me pagesë nga persona të përgatitur më së miri për këtë ngjarje. Deri më tani nuk janë gjendur as gëzhoja dhe as arma e krimit. Në ekzekutim mendohet të jetë përdorur edhe silenciator. Makina e llojit BMW është djegur në pjesën e pasme të saj, pasi ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që mjeti të shpëtojë në një pjesë të tij.

Megjithatë, në brendësi nuk është gjetur ndonjë provë të qënësishme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *