Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë të Tiranës, ku pas një sherri mes dy grupesh me të rinj, humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi. Adoleshenti u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij, të cilët pas krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të mundur kapjen e katër autorëve, në zonën e Farkës në Tiranë. Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa po vijohet me hetimet për të përcaktuar rolin e gjithsecilit në këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën 18-vjeçarit.
Mësohet se shkak për sherrin mes të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë.