Vrasja në ‘Astir’/ Përfundon ekspertiza e makinës së Mihasit, ja çfarë u gjet në mjet..

Mëngjesin e sotëm makina tip “Audi” e drejtuar nga Erigers Mihasi është larguar nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës aty ku po qëndronte prej të shtunës së kaluar, pasi ekspertiza ndaj saj ka përfunduar dhe është nisur drejt pikës së bllokimit.

Në automjetin e Mihasit, me targë AB008EM, janë konstatuar përveç shenjave të gjakut edhe gjurmë të shumta plumbash. Predha janë gjetur brenda mjetit dhe disa të tjera brenda perimetrit të ngushtë të krimit.

Nga ana e grupit hetimor vijon këqyrja e pamjeve filmike, marrja e dëshmive dhe kontrollet në banesa dhe ambiente ku ka dyshime se mund të fshihen autorët. Erigers Mihasi 32-vjeçari, i cili mbeti i vrarë në atentatin e 13 nentorit 2021 në Astir së bashku me Armando Dumanin, duket se ia kishte frikën një ekzekutimi të mundshëm.

Gjatë marrjes në pyetje një prej miqve  e tij të afërm ka treguar se muajt e fundit ai ishte i kujdesshëm në çdo lëvizje që bënte dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur. Miku i ngushtë i 32-vjeçarit ka treguar se ai shoqërohej me shumë pak persona dhe rrethi i miqve ishte tejet i ngushtë në muajt e fundit. Mësohet se ai kishte në pronësi edhe një tjetër automjet luksoz me të cilin ishte parë të lëvizte, një makinë tip “Hummer” .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *