Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e sotme në një lokal në Athinë, ndërkohë që konfirmohet se shtetësi shqiptare ka edhe një nga dy të plagosurit.
Mediat greke raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës ku viktima dhe miku i tij, të dy shtetas shqiptarë, dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre. Si pasojë e ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte në një tjetër tavolinë.
Mediat greke raportojnë se dyshimet e para janë ato të larjes së hesapeve, ndërkohë që në vendngjarje janë sekuestruar 3 gëzhoja 9 mm.