Vrasja aksidentale 40-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami, në Athinë ka hedhur dritë mbi aktivitetin kriminal të bandave shqiptare të cilat prej vitesh operojnë në Greqi.
Ndërkohë katër nga shtatë shqiptarët e shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje sipas mediave greke janë identifikuar.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se aksioni i bandës shqiptare e përbërë nga 15 deri në 20 persona i ka fillesat shumë vite më parë. Mediat greke shkruajnë se aktiviteti kriminal shkon shumë larg, aq sa të përfshirë janë edhe oficerë policie.
E njohur për autoritetet greke organizata ka pasur aktivitete në të kaluarën edhe në Mbretërinë e Bashkuar. 4 po 5 anëtarë të bandës kanë lidhje edhe me të dënuar për krime të rënda në shumë burgje të vendit.
Media greke ‘Mega’ shkruan se përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale.
Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë”. Gjithashtu theksohet se anëtarët e bandës shqiptarë shihen edhe në videoklip. Në të njëjtën kohë bëri bujë edhe informacioni se ata bashkëpunonin me rrjetin e korrupsionit të EL.AS dhe punonjës policia që i mbulonin këto akte të paligjshme.
Ndërkohë verën e kaluar, banda e quajtur “Luanët” e shtrinë aktivitetin e tyre në Zakinthos.