Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë ku një person ka qëlluar drejt dy shtetasve me kombësi shqiptare.
Mediat greke raportojnë se si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kraharorit ka humbur jetën edhe shqiptari tjetër, i cili ishte i ulur në një tavolinë me viktimën në momentin e ngjarjes.
Ndërkohë që gruaja e cila ka mbetur e plagosur si pasojë e atentatit, mësohet se është 35 vjeç.
Mediat lokale raportojnë se autori, i cili ishte i pajisur me një maskë me qëllim fshehjen e identitetit, ka shkuar drejt tavolinës ku viktima dhe miku i tij, të dy shtetas shqiptarë, dhe ka qëlluar të paktën 5 herë drejt tyre.