Më datë 4 tetor 2018, brenda një lokali luksoz në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagos Ervis Martinaj. Ndërsa për sa i përket plagosjes së rëndë të Elio alias Esmerald Hatos, u cilësua fajtor nga gjykata e Tiranës ish-komandoja Meviol Bilo. Ai u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim iu reduktua në 4 vite e tetë muaj. Por ish komandoja nuk do të shkojë në burg, pasi dënimi iu konvertua ne 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta. Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës ekstreme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vrasjes së Fabian Gaxhës. Nga ky moment, Bilo mund të dalë në liri, përderisa është shuar edhe masa e sigurisë për të. Ai jetoi në arrati që nga mbrëmja e ngjarjes së rëndë.
Kujtojmë se Bilo është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonën mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.
I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterror ne Forcat e Armatosura.
Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, të cilët u mbrojtën në proces nga mbrojtësit Bengasi dhe Elton Hyseni, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burgim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekzekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti.