Pas varrosjes së trupit të pajetë i të voglit Mateo, nëna e tij dhe familjarë e të afërm të 8-vjeçarit kanë kërkuar që të ndiznin qirinj në vendin ku u gjet i pajetë trupi i vogëlushit, por policia nuk e ka lejuar.
Familjarët donin të bënin homazhe pranë gropës ku ishte varrosur 8-vjeçari, i cili u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari, Klodian Calameni, por policia e ka kundërshtuar një veprim të tillë.
Ai u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërkohë që në shtëpinë e tij ka pllakosur dhimbja dhe të qarat, ku jo më larg se dje mbushej nga gëzimi e hareja e tij.
Një fëmijë i shkëlqyer, i qeshur dhe plot jetë ishin fjalët e banorëve për të voglin, që fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë.
/Priza.al/