Krimi i dyfishtë që ndodhi në Tervol të Gramshit tronditi vendin, ku Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij. Kryeplaku i fshatit tha për mediat se familja nuk kishte probleme ndërsa infermierja tregon se i moshuari trajtohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor.
“I njoh për familje të mirë, nuk kanë qenë problematikë. Ishin njerëz të rregullt, autori që ka bërë krimin ka qenë nën efektin e mjekimit. Familjarët ishin të kujdesshëm, e mjekonin për problemet mendore. Nuk e di se si arriti deri në këtë pikë. Nuk ka pasur probleme me të vëllain.”, tha ajo.