Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë në Gramsh.
Mësohet se i moshuari kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Sakaq këtë të premte, Xhevat Sinani ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.
Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.