Vrasja në Gramsh/ Rrëfimet tronditëse të nxënësve: Shkak është bërë…

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme (16 maj) në Gramsh, në të cilën humbi jetën adoleshenti Fatjon Bici dhe u plagos rëndë 15-vjeçari me inicialet M.L. Deri më tani, informacionet janë se shkak për nisjen e konfliktit kanë qenë rrjetet sociale.

Nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, kanë dhënë deklaratat e tyre për mediat. Ata tregojnë që të dy djemtë, kanë qenë kushërinj me njëri-tjetrin dhe vazhdonin klasën e nëntë, në klasa paralele.

“Të dy ata ishin kushërinj, janë në shkollën tonë, në klasë të nëntë të dy, por në klasa paralele. Një viktimë dhe një i plagosur. Ngjarja ka ndodhur për shkak të rrjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët. Mbase dhe realizojnë dhe video për rrjetet sociale.”

Nxënësit shprehen mjaft të tronditur nga ngjarja e ndodhur, duke qenë se edhe i kanë njohur. Për Bicin, vajzat dhe djemtë e pyetur thonë që ishte një djalë i qetë, me sjellje të mirë: “Të them të drejtën u tremba shumë, se i njihja të dy djemtë, madje njihja dhe të tjerët që u përfshinë, ndaj u tremba. Skenën nuk e kam parë, por çfarë kam marr vesh prej rrjeteve sociale. U bë shumë gjë e madhe, nuk prisja të ndërronte jetë. Ka pasur dhe ngjarje të tjera, por jo në këto përmasa. “Jo unë jam më i fortë, jo s’je ti”, kështu mund të ketë nisur ngjarja.

Të dy djemtë ishin të mirë. Ngjarjen e kishin parë shumë vetë, por nuk ndërhynë, banorët e lagjes. Policia erdhi shumë vonë. Me sa kam marr vesh, shkak është bërë një lojë në për rrjete sociale.”

Zbardhen detaje të reja nga vrasja 15-vjeçarit në Gramsh (Video)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *