Vrasja në Kavajë/ FNSH-ja mbërrin në vendngjarje

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në Kavajë pas vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa. Ai u qëllua pasditen e sotme me një plumb në kokë, në një lokal në lagjen Nr.1.

Policia ka ngritur postoblloqe kudo, teksa efektivët po kryejnë krehjen e zonës. Po ashtu po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje apo dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin.

Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi në mars të këtij viti  viktimës iu vra i vëllai Edmond Gosa për shkak të një konflikti banal. Gosa dhe Altin Rexha mbetën të vrarë pas një sherri me njëri-tjetrin.

Përfshihet nga flakët makina në Qafë Thanë, 5 të plagosur


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *