Vrasja në Kavajë/ Qytetari: Nuk di si ta sqaroj, kjo është e tepërt

Qytetarët në Kavajë janë tronditur nga vrasjet e fundit. Atentati ndaj Arjan Gosës ndodhi 300 metra larg nga vendi ku mbeten të vdekur edhe vëllai i tij Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Dy familjet jetonin në të njëjtën lagje. Si ngjarja e 29 Marsit ashtu dhe ajo e pasdites ndodhën në sy të kalimtarëve të shumtë. Banorët e Kavajës u shprehen të tronditur për atentatin.

“Ishin fëmijët e gocës duke luajtur këtu. Erdhën dhe thanë o nëna ka ra një bombë te shkolla 24 Maji. Çfarë të themi, keq për të dyja palët”, tha një banore.

“I njohim, na vjen keq. Vëllazërore është e gjitha. Jemi rritur në një vend me këta i njohim. Nuk di si ta sqaroj, kjo është e tepërt me fol”, u shpreh një tjetër.

“Është e rëndë shumë për qytetin e Kavajës”, tha një tjetër.

“Problemi është që mjerë atij që i ndodh se çdo baba nuk do që t’i ndodhë kjo te fëmija, por ja që këto gjëra ndodhin”, u shpreh një banor.

Familja Rexha ishte nga Kukësi, por prej vitesh jetonte me qira në Kavajë. Ato kishin pasur konflikte për arsye banale. Më datë 29 Mars, Edmond Gosa dhe Altin Rexha u takuan tek ‘Kryqëzimi i Valutës’ për t’u sqaruar për shkak se kishin konflikt.

Në sherr e sipër 43-vjeçari Edmond Gosa ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë Altin Rexhën. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë. Rexha ka qenë me djalin përdore, por fatmirësisht ai i shpëtoi plumbave pasi u fut në një dyqan aty pranë. Të dy 43-vjeçarët ndërruan jetë në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *