Vrasja në Lezhë/ Kush ia dha armën me mulli shumë të rrallë 17-vjeçarit? Një e ngjashme vrau…

Ngjarja e rëndë e ndodhur ne Lezhë dy ditë më parë, ku një 17-vjeçar la të vdekur një 65-vjeçar për motive hakmarrje, ka ngritur shumë pikëpyetje rreth mënyrës së skenimit të krimit.

Eksperti për çështjet ligjore, Ervin Karamuço, ka komentuar ngjarjen e rëndë ku ngriti problemin e sigurimit të armës nga i mituri. Sipas tij arma me mulli është shumë e rrallë dhe e shtrenjtë, gjë që tregon se atij ia kanë dhënë persona të përfshirë në krime.

Karamuço në “Abc” shton se me një armë të ngjashme u vra dhe bankieri Artan Santo vite me parë në Tiranë. Veçantia e këtyre armëve sipas tij është se këto armë janë të sigurta dhe nuk lënë gëzhoja në vendin e ngjarjes.

“E la armën e zjarrit dhe u dorëzua. Problemi nuk qëndron aty se ai akti pritej. Dhe gjithë cikli i jetës së tij apo rrjeti shoqëror do e sillte këtë rezultat. Dhe kjo varej vetëm tek vendoja e tij. Problemi është tek arma. Se ky është pjesë, apo personi që ja ka dhënë është pjesë e një organizata. Se janë armë të rralla kalibri 22 . Nuk lënë gëzhoja me mulli. Përdoren nga killer profesionist. E njëjta arma e ngjashme me këtë vetëm më e madhe, është përdorur për vrasjen e Santos. E them për herë të parë. Ai që ka vrara benkierin është e njëjta llojë arme është identifikuar vetëm nga pamjet filmike. Dua të them që këto armë janë në qarkullim. Se ajo vlerën e ka 4-5 mijë dollar, prodhohet në SHBA” tha eksperti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *