Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e sotme, ku viktimë mbeti Ardian Nikulaj.
Bëhet me dije se 50-vjeçari është qëlluar për vdekje brenda lokalit të tij në Shëngjin. Autoritetet thonë se janë ngritur pista kontrolli për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimt e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.
Vrasja në Shëngjin/ Ky është ish-kandidati për deputet që humbi jetën (Emri + Foto)