Dy autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjes janë vënë në prangat e policisë. Në pranga janë vënë Afrim Hasalla 42-vjeç dhe M. H., 20 vjeç, ndërkohë vijon puna për kapjen e Kastriot Hasallës.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Konflikti për pronën ka bërë që dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla, 31 dhe 33-vjeç të qëllojnë me armë gjahu, çifte mbi xhaxhanë dhe tre djemtë e tij, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla.
Nga të shtënat ka gjetur vdekjen Romeo Hasalla, ndërsa kanë mbetur të plagosur, babai i tij dhe dy vëllezërit e tjerë. Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dy familjet janë kushërinj me njëri tjetrin dhe konfliktin për tokën e kanë pasur prej vitesh.
/Priza.al/