Vrasja në Peqin, zbardhet dëshmia e autorit: Para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht…

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 45-vjeçarit Ylber Xhahysa në Peqin.

Mësohet se 36-vjeçari Leonard Bashaliu, i cili u arrestua pak minuta pas krimit nga policia ndodhet në paraburgim.

Ai ka thënë se sherri ka nisur me fjalë dhe përfundoi me armë.  Motivi ka qenë një konflikt i mëparshëm dhe herë të tjera ishin konfliktuar për këtë incident.

“U zumë kot, pasi para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës së zjarrit”, janë fjalët e para të autorit për policinë.

Pamje nga vendngjarja

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *