Vrasja në Shkodër/ Flet shoqja e viktimës: Diana i çonte vëllait 300 euro në muaj, por ai i mori jetën

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e rëndë në Shkodër ku vëllai vrau motrën me armë zjarri në lagjen “Ndoz Mazi”.

Diana Vuka u gjet e pajetë në banesë, teksa dyshohet se është vrarë që të premten në darkë më 5 qershor, pra 3 ditë më parë. Viktima u gjet brenda në dhomën e saj në shtratin ku flinte.

Në banesë policia e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura gjë e cila tregon se autori i dyshuar ka qenë totalisht nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin tragjik.

Sipas burimeve nga vendngjarja autori i dyshuar Fabian Vuka ishte një person i alkoolizuar gjatë gjithë kohës ndërsa thuhet se ka luajtur edhe bixhoz shpesh.

Para afro 3 viteve ai e ka rrahur motrën e tij e cila fillimisht ka bërë denoncim në polici, por më pas e ka tërhequr.

Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë ndërsa policia ka gjetur edhe armën e krimit tip pistoletë me silenciator me të cilën kreu vrasjen, gëzhoja si dhe disa prova të tjera.

Pas vrasjes, ka folur shoqja e viktimës, Rajmonda Sokoli. Ajo deklaroi se motra e ndihmonte të vëllain, duke i dërguar 300 euro në muaj.

“Diana kishte ardhur me pushime nga Gjermania. Nuk përgjigjej që të premten. Ajo i dërgonte vëllait 300 euro në muaj. Diana ka qenë një njeri shumë i mirë dhe e ka ndihmuar të vëllanë, por ai i mori jetën”, deklaroi shoqja e viktimës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *