Vrasja në Shkodër/ Gruaja që “strehoi” autorin: Leka më tha…

Gruaja që nën kërcënimin e armës u detyrua të strehonte Lekë Vuskanin, autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit, dy ditë më parë në Shkodër ka folur për hetuesit.

Vuksani ka shkuar në banesën e shtetases dhe e ka kërcënuar me armë që të mos njoftojë policinë. Mësohet se autori e njihte mirë zonën pasi përballë banesës ku trokiti për t’u fshehur kishte qëndruar me qira vëllai i tij. Gruaja ka treguar se ai i ka thënë që nuk do i bëjë asgjë dhe ka ardhur në banesën e saj vetëm për të qëndruar.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Sakaq, edhe vëllai i autorit të dyshuar ka dhënë deklarimet e tij përpara policisë. Ai ka thënë se kishte njohje me viktimën dhe familjarët e tij. I vëllai ka bashkëpunuar që në momentet e para me policinë vendore të Shkodrës për lokalizimin e autorit.

“Unë e kam njohur Petritin por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës” –  ka deklaruar vëllai i autorit Lekë Vuksani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *