Policia ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në lagjen “Tom Kola” në Shkodër mbeti i vrarë 51-vjeçari Petrit Vuksani, në banesën e tij.
Aktualisht po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes teksa policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi:
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.