Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri në Shkodër.
Burime për median bëjë me dije se viktima, Naim Bajri punonte si tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës.