Vrasja në Top Channel, lajmi jehonë në mediat e huaja

Vrasja në godinën e Top Channel mori jehonë të madhe në mediat e huaja. Ato përcollën vrasjen e rojes së sigurisë, Pal Kolës dhe sulmit që iu bë medias.

Associated Press shkruan se kishte disa raunde plumbash që u zbrapsën në hyrjen e televizionit duke vrarë 60-vjeçarin Pal Kola. Artikulli thekson më tej sesi autoritete lokale, shoqata të gazetarëve e ambasada të huaja e denoncuan njëzëri sulmin dhe i bënë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të gjejnë autorët e t’i nxjerrin para drejtësisë.

“Duhet drejtësi”, shkruan ‘Europeanjournalists’. Roja i sigurisë Pal Kola u qëllua për vdekje nga sulmues të panjohur në ambientet e stacionit kryesor televiziv kombëtar Top Channel, shkruhet në artikull.

‘Roja vritet nga sulmi me armë në kanalin televiziv shqiptar’- shkruan Yahoo.com.

“Persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në hyrje të stacionit privat televiziv Top Channel në Shqipëri në orët e para të 27 marsit, me pasojë vdekjen e një roje sigurie”-shkruan “Intellinews”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *