Vrasja për gjakmarrje/ Dëshmon 16-vjeçari: Armën e kisha në shtëpi prej 1 viti!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vrasjen  për gjakmarrje në Manati të Lezhës mesditën e të hënës, 24 janar.

16-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj, vëllai i të cilit 13 vite më parë i kishte vrarë të atin. Adoleshenti ka deklaruar para hetuesve Floriani dhe është shprehur se armën e kishte siguruar prej së paku një viti, ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin që ka bërë.

Drejtësia e cilësuar e munguar, sipas pajtuesit të gjaqeve Pjetër Gjoka u bë shkak që hasmëria mes dy familjeve mos mbyllet dhe solli një tjetër krim 13 vite më pas.

Vrasja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku adoleshenti me anë të një pistolete me mulli, shkoi pranë banesës së fqinjit të tij Lek Lekgjonaj dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

”Në kufomën e shtetasit Lek Gjonaj vërehen 6 vrima hyrjeje dhe 3 dalje. Është kryer autopsia dhe në pjesën e kafkës është gjendur një predhë e deformuar në dukje armë  për të cilën është përpiluar vendimi i ekspertit balistik”.

Pas këtij krimi 17-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. Menjëherë pas kësaj ai është ndaluar ndërsa policia gjeti të vdekur afër banesës 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Adoleshenti, Prej 13 vitesh ishte jetim. Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Jetuan për shumë kohë në shtëpitë e tyre. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.

Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas.

Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.

Gjithashtu është përpiluar dhe vendimi i ekspertimit teknik balistik të armës dhe gëzhojave. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së Florianit është gjetur dhe një armë në dukje gjahu.

Ekspetët e hetimit kanë marrë në pyetje fqinjin e Lek Gjonajt, tre punëtorë të cilët kanë qenë aty afër në momentin kur ndodhi vrasja dhe xhaxhain e Florianit.

Ndaj Florian Përvathit do të rëndojë akuza “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *