Vrasja tek ‘Irfan Tomini’/ Policia merr në pyetje shokët, autori i pazbuluar ende

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në kryeqytet, ku humbi jetën një 29-vjeçar. Mësohet se rreth orës 00:20 në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi Jurgen Duka (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Autori i cili ka qëlluar për vdekje ndaj Jurgen Dukës, duke e lënë të vdekur, ende nuk është identifikuar nga policia e shtetit.

Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçarit Jurgen Duka, dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Policia ka marrë në pyetje një shok të të ndjerit dhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *