Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Në fokus së këtij takimi janë ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur kryeqytetitn, me humbjen e dy të pafajshmëve dhe ecuria e hetimeve për të dyja ngjarjet, në veçanti sulmi ndaj Top Channel. Në takim marrin pjesë dhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.
Në muajin Mars dy ngjarje të rënda cënuan rendin dhe sigurinë në vend, duke shkaktuar dy viktima.
E para ishte breshëria e armëve në drejtim të një lokali në Don Bosko, ku mbeti e vrarë banakieria Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, dhe rasti i dytë i paprecedentë ishte sulmi me armë në drejtim të Top Channel, ku mbeti i vrarë Pal Kolaj, roje sigurie në televizion.
Të dyja ngjarjet duket se kanë të njëjtën skemë organizimi, ku është qëlluar pa marrë parasysh marrja e jetëve të pafajshme.
Të dyja rastet mbeten pa autorë, duke shtuar pasigurinë sa i takon rendit publik, dhe jetës së qytetarëve