Një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, ku 40-vjeçari Dan Hutra, vrau brutalisht 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Duke vënë në pikëpyetje sigurinë e familjarëve dhe komunitetit.
Priza.al, në zemër të Tiranës ka pyetur qytetarët se sa të sigurta janë gratë dhe vajzat, por pa përjashtuar dhe meshkujt. Ata ishin ndarë në 2 kampe, disa i vinin fajin grave të vrara ndërsa të tjerët e gjenin fajtorin te shteti. Ndërsa për besimtarët: “Vetëm Zoti i shpëtonte”.
“Dhuna nuk ka gjini, të rrezikuar janë të gjithë. Këta persona kanë probleme mendore të theksuara”,– shprehet një qytetar.
“Problemi kryesor është shteti i cili nuk merr masa dhe i le të lirë këta persona”,- tha një tjetër.
Të tjerë shprehen se: “Ky është një moment kryesor për të reflektuar dhe për të mos e anashkaluar si ngjarje”.
Masakra në Paskuqan ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi Hutra e kishte nisur ‘karrierën’ e tij kriminale në një përdhunim duke e vazhduar me vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër në vitin 2007-të dhe duke vijuar vrasjet në vitin 2023 e duke lënë pas tre arkivole në familjen e ish-gruas së dytë.
Ndërkohë, direkt pas kësaj plagosi me thikë një 40-vjeçare në Astir dhe tentoi të vriste një tjetër person por që mbeti në tentativë.