Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj çoi në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë dhe zbardhjen e disa krimeve që dolën në dritë nga dëshmia e tyre.
Dy vëllezërit Beqiraj u përfshinë në një incident të dielën e 2 Tetorit 2022 në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur “Koxhas”. Në komunikatën e Policisë së Durrësit, një ditë më pas, pra të hënën, thuhet se Indrit dhe Gentjan Beqiraj “duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar”. Më pas Indrit Beqiraj ka bërë kallëzim për këtë ngjarje, duke përmendur emrin e Pëllumb Muharremit, pasi sipas tij, ai dyshonte se u mor peng pikërisht nga njerëzit e Rrumit, pasi këta të fundit mendonin se Indriti po i vëzhgonte. Por çfarë ka thënë Indrit Beqiraj në polici për këtë incident, e që më pas hapi “Kutinë e Pandorës” duke zbuluar një grup vrasësish me pagesë dhe porosi të dhëna për të kryer eliminime fizike./klan