Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Nuredin Dumanit mësohet se ka nisur bashkëpunimin me prokurorët e SPAK. Kjo rrit shpresat për zbardhjen e mundshme të disa ngjarjeve pa autor në qytetin e Elbasanit gjatë viteve të fundit.
Panorama mëson se bëhet fjalë pikërisht për Enrik Hoxhaj, i cili ka folur për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ku aktualisht për këtë ngjarje janë marrë të pandeur, Erjon Alibej alias Agim Shurbi, Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili.
Hoxhaj i cili ka qenë në një makinë me Dumanin, kur ktij të fundit iu bë atentat në Papër dhe mbeti i plagosur, pritet t’i japë një dorë të mirë prokurorëve që të zbërthejnë shumë prapaskena të ngjarjeve në Elbasan./Priza.al