Vrasjet në Shkodër/ Ibrahim Lici, në kërkim. I ati bën deklaratën ‘bombë’: Krimet i organizon Policia me Bajrajt! Ata e vranë Endrin

Shkodra, kryeqendra e Veriut të vendit është kthyer prej vitesh në një qytet të marrë peng nga krimi i organizuar dhe bandat rivale, por duket se në këtë mesele është përfshirë edhe Policia e Shtetit.

Nuk janë të pakët zërat që në këtë qytet akuzojnë Policinë, ose të paktën disa struktura apo individ me uniformë, që bashkëpunojnë apo kryejnë vrasje për llogari të bandave të caktuara.

Deklaratën më të fundit “bombë” e ka bërë sot para mediave i ati i Ibrahim Licit, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa.

I ati i Ibrahimit, Mustafa Lici, një figurë e njohur në qytetin e Shkodrës, është shprehur se nuk është e vërtetë që djali i tij ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin.

“Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrajve. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i përgatitur nga policia, por është një blof i radhës që do dështojë. Me datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap.

Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë.

Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave. Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë, pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horave por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë, ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë.

Gjyshet dhe katragjyshet këto familje i kanë pasur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenet. Unë kam qenë tek familja e viktimës për t’u pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë.

Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodh”,- është shprehur Mustafa Lici.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *