Vrau 77 persona në ishull, prokurorët kërkojnë dënimin maksimal për norvegjezin

Neonazisti Andres Behring Breivik që shkaktoi një masakër me 77 persona të vdekur në 2011 do të qëndrojë në burg. Prokuroria në Norvegji ka argumentuar se Behring nuk ka hequr dorë nga dhuna, edhe pse ka 10 vite i dënuar.

“Breivik, i cili po kërkon besimin tonë sot, është ai që shkatërroi distriktin e ministrisë. Ai është i njëjti kriminel që shkoi te të rinjtë në Uteja, duke i bërë të besonin se do t’i ndihmonte dhe i qëlloi”, tha prokurorja Hulda Carlsdottir.

Kujtojmë se më 22 korrik 2011, Breivik shpërtheu një bombë pranë selisë së qeverisë në Oslo, duke vrarë tetë persona. Më pas ai vrau 69 persona të tjerë, shumica e të cilëve adoleshentë, duke hapur zjarr në një kamp të të rinjve të Partisë Laburiste në ishullin Uteja.

Një vit më vonë ai u dënua me 21 vite burg, me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh dhe mundësinë e vazhdimit të paraburgimit, nëse ai nuk mund të konsiderohej i denjë për jetesën në komunitet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *