Klodian Çalamani ka refuzuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore, si i akuzuar për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasia në fshatin Gracalli të Fierit.
Mësohet se trupi gjykues ka dhënë urdhër që Çalamani të merret me forcë nga ana e policisë për t’u paraqitur në gjyq.
Sakaq nga ana tjetër 38-vjeçari që i ka dërguar Gjykatës një letër, ku pohon se është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.
Vrau në mënyrë makabër 8-vjeçarin në Fier, shtyhet për herë të dytë gjyqi për Klodian Çalamanin