Gjykata ka vendosur këtë të dielë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Andrea Srrastën, pasi ky i fundit ka mbytur babanë e tij Mitër Statsa.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku Andrea është grindur djali me babain dhe më pas e ka goditur të atin me grushte, ku dhe e ka mbytur atë me duar.
Njoftimi i Policisë:
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.