Policia e Shtetit ka arrestuar gjatë ditës së sotme Klodian Keqi, autorin e vrasjes së 55-vjeçart Luan Hushi.
Keqi pas një konflikti për një sipërfaqe pylli me fqinjin e tij, e ka qëlluar këtë të fundit me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur. Edhe pse u dërgua në spital, Hushi nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marre.
Klodian Keqi rezulton të jetë person me precedentë penal, pasi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një person.
Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi tentuan të vrasin me armë zjarri automatike Mustafa Dacin, pasi familjet e tyre kishin konflikte.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit, ndërsa ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.