Vrau bashkëjetuesen, arrestohet Ramiz Mici.
Mësohet se Mici që prej ditës së djeshme pasi kreu krimin kishte qëndruar poshtë urës.
Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm, ku 37-vjeçari Ramis Mici qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Jetlira Elezi, 37-vjeçarja ishte viktima që u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, e cila do të largohej nga banesa mëngjesin e së shtunës. Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme. Viktima ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.
Mici ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.