Vrau bashkëshorten bukuroshe se ajo zbuloi që trafikonte drogë për kartelet? Pista e re që është ngritur kundër Babis Anagnostopoulos  

Ai pranoi krimin e çmendur që kishte bërë dhe me siguri është penduar për gjithë jetën për çfarë ka humbur, por tani duket se mbi historinë që tronditi Greqinë po dalin të tjerra trillime.

Sipas mediave helene, një tjetër pistë e cila mund të ndryshojë gjithë historinë e krimit në Glyka Nera, po hetohet gjithashtu nga Policia greke.

Babis Anagnostopoulos mund të ketë qenë një trafikant droge, i cili furnizonte kartelet. Piloti grek dyshohet se vrau gruan e tij, Caroline Crouch, pasi kjo e fundit mund të kishte zbuluar aktivitetin e tij.

Një prej dyshimeve bazohet tek pasuria dhe jeta e çiftit, Anagnostopoulos jetonte mes luksit, shtëpi 140 mijë paund, tokë 47 mijë paund dhe së fundmi pushime në Dubai.

Pavarësisht profesionit si pilot, Anagnostopoulos, mund të ketë pasur një burim tjetër alternativ të ardhurash, mendojnë hetuesit grekë.

Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, Davidi, i cili thotë se, janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës.

Kjo dëshmi e këtij të fundit, por dhe hetimet e mëtejshme, duket se do t’i vënë “vulën” një dënimi të përjetshëm të Anagnostopoulos, që nga një marrëzi e çastit tani humbi çdo gjë.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *