Vrau burrin me sëpatë, 49-vjeçarja pranon krimin: Kam tentuar ta vras edhe herë tjetër

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme fshatin Metoq në Sarandë, ku një grua vrau bashkëshortin e saj me sëpatë.

Viktima, 55-vjeçari Llazar Tahiraj, u gjet pa shenja jete nga vajza e tij, rreth orës 08:00 të mëngjesit, në shtratin e tij, i mbuluar me gjak.

Sipas burimeve, gruaja e tij, 49-vjeçarja Elvira Tahiraj, ka pranuar se ajo e ka kryer krimin dhe ka deklaruar se ka tentuar të vrasë edhe më parë bashkëshortin, megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkakun që e çoi në këtë veprim të tmerrshëm.

Ajo ka thënë se gjithçka ndodhi pas një grindjeje, por nuk ka dhënë sqarime më të detajuara për motivet e krimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *