Vrasja e Carolinës nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në Glyka Nera, është sjellë sërish në qendër të vëmendjes. Ish piloti inskenoi ngjarjen si grabitje për të fshehur gjurmët tashmë po i kalon ditët e tij në qeli duke qëndruar larg të gjithëve.
Ai ka zgjedhur të shkruajë duke refuzuar të dalë në oborrin e burgut gjatë orarit të ajrosjes, ndërsa nuk ka pranuar të takojë vizitorë për shkak të frikës nga paragjykimi.
Media greke raporton se njerëzit që e njohin kanë treguar se autori i vrasjes shkruan gjatë gjithë kohës , por pa i treguar askujt se çfarë.
33-vjeçari ka marrëdhënie me dy persona që ndan qelinë dhe një punonjës policie që thuhet se është i korruptuar. Momenti i vetëm kur ndalon së shkruari është kur merret me punë në mensën e burgut, apo kur telefonon avokatin e tij.
/Priza.al/