NGJARJA
Kelvin dhe Erjon Jushi u vranë mbrëmjen e 28 prillit në Laç. Sipas policisë, vrasja ndodhi për motive banale pas një konflikti të çastit. Sherri verbal për motive të dobëta nisi brenda ambienteve të një lokali mes kushërinjve Kelvin dhe Erjon Jushi me Markel Bushin.

Kushërinjtë Jushi tentuan t’i shmangen përplasjes me armë dhe dolën në rrugë por nuk mundën t’i shmangeshin breshërisë së plumbave. Ata mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë për ndihmë mjekësore, por nuk mundën t’u mbijetonin plageve të marra. 30-vjeçari Kelvin Jushi ishte një personazh i njohur në Laç, pasi në periudhën 2009-2014 ka qenë futbollist me ekipet e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit.

/Priza.al/