Qeveria në Teksas ka ezekutuar me vdekje, John Hummel, një burrë i cili vrau në shtëpi gruan e tij shtatzënë, vajzën 5-vjeçare dhe vjehrrin në 2009.
Mediat raportojnë se i dënuari John Hummel mori një injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në një burg shtetëror në Huntsville për vrasjet.
Në gjyq prokurorët thanë se ai vrau familjen e tij sepse donte të arratisej me një grua që kishte takuar në një dyqan. Pas vrasjeve, roja i spitalit u largua në Oceanside, California, ku u arrestua dhe rrëfeu vrasjet. Avokatët e tij argumentuan se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik kur e bëri vrasjen, por prokurorët gjithashtu thanë se Hummel më parë u përpoq të vriste familjen e tij duke vendosur i vendosur helm miu në ushqim.
45-vjeçari goditi fatalisht gruan e tij Joy më shumë se 30 herë në shtëpinë e tyre Fort Ëorth në Dhjetor 2009, pastaj rrahu vajzën e tij dhe vjehrrin e lidhur me karrocë me një shkop bejsbolli, para se t’i vinte flakën shtëpisë. Hummel ishte dënuar për vrasje ishte planifikuar të ekzekutohej në Mars të vitit 2020, përpara se koronavirusi të shkaktonte një vonesë.
Në Teksas, si në shumicën e vendeve të tjera, njerëzit me ngjyrë dënohen në mënyrë disproporcionale me vdekje. Ata përbëjnë më pak se 13% të popullsisë, por përbëjnë 44.5% të të dënuarve me vdekje, sipas Koalicionit të Teksasit për Heqjen e Dënimit me Vdekje, një grup avokimi.