Ish-oficeri i policisë në Minneapolis i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në vitin 2020 do të apelojë vendimin për dënimin e tij. Mësohet se Derek Chauvin, është shprehur se kishte konflikte me jurinë e gjyqit.
Sipas dokumenteve të gjykatës të depozituara të enjten, Chauvin pretendon se gjyqtari abuzoi me diskrecionin e tij në disa pika kyçe të çështjes, duke përfshirë mohimin e një kërkese për shtyrjen ose zhvendosjen e seancës nga Minneapolis për shkak të publicitetit paraprak. Ish-oficeri tha se nuk kishte asnjë përfaqësues ligjor për procesin e apelit.
Chauvin u dënua me mbi 22 vjet burg pasi vendosi gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, duke i marrë atij jetën. Vdekja e tij ndezi protesta masive kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në SHBA.
/Burimi: BBC/Përshtati në shqip: Priza.al/